14:30 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vikendi relaksues i presidentit Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për t’u relaksuar këtë vikend.

Presidenti Meta ka publikuar një fotografi nga Qeparo, fshati i bukur bregdetar në komunën e Himarës në Qarkun e Vlorës.

Pamja e mrekullueshme e detit e shoqëruar me buzëqeshjen e çiftit janë kombinim perfekt për një fotografi magjike./Indeksonline/.