20:25 / E Diele, 28 Prill 2024 / FR

Viktimat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni

Në një aksident në Suharekë kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë nga Prizreni.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H  viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Në këtë aksident janë përfshirë një motor dhe një veturë.