13:48 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vis Sopjani, kosovari që arriti të bëhet pjesë e filmave hollivudian

Ndonëse emër jo shumë i njohur në vendin tonë, ai ka arritur të bëhet pjesë e projekteve të mëdha kinematografike. Një rrugëtim jo lehtë, me plot sfida e mund, por që tani po prek majat e suksesit përkrah yjeve të filmit hollivudian.

Bëhet fjalë për kosovarin, Vis Sopjani, i cili jeton dhe vepron në Londër, ku edhe ka studiuar për media dhe film.

Visi për Indeksonline ka rrëfyer për shkollimin e tij, ëndrrat në karrierën që ka nisur, por edhe vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij, deri tek sukseset që po prek.

Filmbërësi kosovar ka qenë pjesë e stafit realizues si kamerman në filmat e famshëm si: ‘Justice League’, ‘Darkest Hour’, ‘The King’, ‘Johnny English Again’ e dhjetëra prodhime e seriale televizive.

Madje Visi ka pasur afër të takohet nga afër edhe me yje si: Tom Cruise, Mr. Bean, Natalie Portman e shumë të tjerë.

Ai deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim me filmbërësit kosovarë, por një ftesë nga ana e tyre do të ishte e mirëpritur nga ana e tij. Por Visi mendon se Kosova ka talent dhe potencial për krijime kinematografike të suksesshme.

Për më shumë ndiqeni intervistën e dhënë nga ai për Indeksonline: