16:53 / E Premte, 26 Maj 2023 / Gj. Sh

Visar Bekaj dënohet me 12 muaj pezullim nga federata e Shqipërisë

Portieri kosovar, Visar Bekaj është dënuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë me 12 muaj pezullim dhe gjobë në masën 100.000 euro.

Sipas vendimit të FSHF-së, Bekaj është dënuar për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në ndeshjen e së enjetes ndaj bylysit, shkruan IndeksOnline.

”Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.”, thuhet në vendimin e FSHF-së.

Kujtojmë që ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Bylysit përfundoi me barazim 2-2, ku më pas futbollistët së bashku me tifozët e klubit bardhekaltër tentuan ta sulmojnë gjyqtarin kryesor./IndeksOnline/