14:52 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Visar Ymeri jep dorëheqje

Visar Ymeri pritet që në konferencën e thirrur në ora 15:00 të paraqes dorëheqjen nga pozita e kryetarit, kështu thonë burime të Indeksonline brenda LVV-së.

Ndryshe, vetë Ymeri ka pranuar se brena VV-së ka mospajtime të thella mbi atë se si duhet të funksionojë tutje VV-ja, përderisa Albin Kurti, kandidat për kryetar të VV-së, pas lirimit ka thënë se VV ka nevojë për reformë organizative.

Pas lirimit nga burgu, Kurti nuk ishte pritur në zyrë nga Ymeri e as Molliqaj, prej çka kuptohet se mospajtimet brenda VV-së nuk janë shuar ende, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që gjithçka të tejkalohet.

Temat: