17:51 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Viti 2017 i sikletshëm për tifozët, këta yje i dhanë fund futbollit (Foto)

Viti 2017 ishte një vit i suksesshëm për disa sportistë, por i sikletshëm për disa tifozë.

Pasi po në këtë vit shumë yje dhe legjenda i dhanë fund aventurës në futbollin aktiv.

Duke filluar nga Philip Lahm i cili fitoi gjithçka me Bayern Munchen, e deri te Franceso Totti, i cili e filloi me Romën dhe e mbylli me Romën, u pensionuan gjatë vitit 2017.

Pensionimet nuk u ndalën muaj pas muaji. Nga futbolli u larguan edhe Frank Lampard, Andrea Pirlo dhe Leite Kaka.

I fundit që dha dorëheqje nga yjet e njohur, ishte Tomas Rosicky, 37 vjeçari që i dha fund futbollit për shkak të lëndimeve të shumta./IndeksOnline/