23:30 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Viti 2018 më i keqi për kombëtaren e Gjermanisë

Humbja 3:0 kundër Holandës ishte një alarm se Gjermania ka pësuar një rënie të madhe në dy vitet e fundit.

Këtë rënie të madhe e vërteton edhe kjo statistikë.  Humbja e sotme ishte humbja e pestë këtë vit për kombëtaren e Gjermanisë, transmeton Indeksonline.

Ky është viti që ka pësuar më së shumti humbje brenda një viti kalendarik në shekullin e 21-të.

Hera e fundit kur Gjermani kishte pësuar kaq shumë humbje ishte viti 1985. Një humbje më shumë këtë vit, do ta bënte 2018-tën si vitin më të keq në histori të futbollit gjerman./Indeksonline/