11:09 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Viti: Gjendet një person i vdekur në rrugë

Në fshatin Remnik të Vitisë, një person është gjetur pa shenja jete.

Trupi i viktimës është gjetur i shtrirë në rrugë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan Indeksonline.

Siç thuhet në raportin e Policisë, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune në trup.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/