15:30 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Viti i divorceve politike

Shkruan: Shemsi Jashari

Viti 2018, duket se do të jetë vit i divorceve politike brenda partiake. Kjo duke u bazuar në sjelljen, përformancën dhe veprimet afatgjate të disa eksponentëve të fortë të partive politike, që mandatin për të qenë pjesë drejtuese e partive të caktaura politike, kanë filluar ta keqëkuptojnë, ta keqpërdorin dhe ta abuzojnë duke u sjellur si pronarë të elektoratit të tyre.
Si erdhëm deri tek kjo situate kur, askush më nuk ka respekt për askënd! Askush nuk ka besim në askënd! E nëse analizojmë pakë nuk është vështirë të kuptojmë. Deri këtu erdhëm pasi, tash e 18 vite kemi mbështetur individ të caktuar brenda secilës parti politike, jo për çka janë, por për çfarë janë thirrur se përfaqsojnë. Kjo sjellje jona si qytetarë ka bërë që ne të mos i ndëshkojmë, kur kanë bërë sjellje jo të mira, kur kanë gënjyer, kur kanë mashtruar, kur janë korruptuar, kur janë pasuruar deri në atë masë sa, ne kemi mbetur si një shtresë që më nuk kemi fuqi, as besim tjetër, veqse të ju nënshtrohemi sepse na shnatazhojnë me buken e gojës.

Ata që janë në punë i shantazhojnë me largim nga puna, apo degradim nga pozitat. Ata që nuk janë në punë edhe më keq i shantazhojnë që kurrë nuk mund të hyni në punë pa u bërë argat dreqi.

Tashmë kur na mposhten neve si qytetarë, duke na keqëperdorur në maksimum besimin, ka ardhur radha për të gjetur kundërshtarë tjerë për ti mposhtur duke dashur që të kontrollojnë sa më shumë dhe të marrin sa më shumë pushtet.

Kësaj radhe beteja për të dominuar nuk është më ne mes politikanëve të pashpirtë dhe qytetarëve shpirtmirë e shpirtlodhur, por beteja është brenda llojit, brenda vet atyre që dikur ishin bashkë për të sunduar qytetarin e lodhur.
Kjo betejë për të dominuar brenda strukturave politike e partiake të secilës parti, ka shumë ngjashmëri, ka shumë të përbashkëta, sepse faktikishtë kemi të bëjmë me mentalitetin e njejtë të skenës politike sipas parimit: Nëse nuk mendon si unë je armik imi! Nëse sje me mua je kundër meje!
Kjo logjikë ka bërë që tani në vitin 2018, etja për pushtet të jetë akumuluar deri në atë pikë sa tani është gati të shpërthej dhe në skenë do të dominoj vetëm më i forti.
Dikush patjetër do të divorcohet por a do të jenë me “dhimje” këto divorce mbetët të shihet. Urojë që divorci të jetë sa me i dhimbshëm për ata që na shkaktuan aq shumë dhimbje e na vodhën shpresën për interesa të veta.
Në LVV, tashmë dihet botërisht se ska shpëtim pa ndarje, ky divorc më së shumti godet shpresën për ndryshim. Nëse shohim akuzat që i bëjnë njëri tjetrit zyrtarë të lartë të LVV,del se kemi qenë shumë të mashtruar që nga fillimi, nga premtimet e tyre dhe oferta për ndryshim. Dikush brenda LVV nuk është ai që është dukur se është, se kush ka të drejtë le ta gjykon qytetari.
Në PDK, tashmë kan filluar pakënaqsitë dhe rivaltitetet brenda njerëzve të fuqishëm me pushtet dhe kjo lenë të kuptohet se, procesi zgjedhor që do të ndodhë këtë vitë, do te përcillet me paknaqësi të mëdha dhe rrjedhimisht edhe ndonjë divorc se paku në nivele lokale.
Z. Veseli ka një sfidë para vetës ose të zgjedhë qyetarët dhe votën e tyre duke reformuar partinë, ose të zgjedhë të mos prishet me disa “shokë” të vjetër dhe të ballafaqohet me rënje të mbështetjes nga vota qytetare. Kjo ngase këto të dyja nuk shkojnë bashkë.
PDK ka nevojë emergjente për reforma reale jo vetëm sa për te thënë.

LDK, duke qenë se lideri I tyre z.Mustafa, është duke u përballur me shëndetin dhe moshën që ka, ka bërë që të shtohen apetitet për të marrë drejtimin e LDK-së, nga së paku 3 veta të fuqishëm brenda strukturave të partisë. Ajo që dihet qartë është se reforma e paraqitur para publikut nga LDK duke futur në lista “gjeneratën e republikës” ishte për efekt zgjedhor pasi ata që pretendojnë se janë gjeneratë e republikës nuk kanë kurfar ndikimi në vendimmarrje brenda partisë dhe rrjedhimisht as që do të pyeten se kush të vijë si i pari I LDK-së.
Duke qenë se vetëm njëri nga pretendentët mund të bëhët kryetar ka shumë gjasa që kjo të qojë në divorc të krahut tjetër që mbetet i pakënaqur dhe që do ti marrë me vete të rinjët e partisë.

Dikush do të thoshte se: Drejtuesit aktual të partive politike, do të bien viktima të strukturave që vet i kanë krijuar dhe forcuar!
Divorcet e këtyre partive me këtë mentalitet i ndihmojnë demokracisë dhe zbehin rolin e liderit si mit që veq amin duhet ti bëhët.

Shemsi Jashari
Demokracia Fillon Këtu