10:54 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

‘Vizat’, deklarata e Metës për Kosovën: Kujdes, po na monitorojnë

Shqipëria është nën monitorimin e vendeve të BE-së dhe të zonës Shengen për çështjen e liberalizimit të vizave.

Këtë e bëri të ditur presidenti Ilir Meta, në takimin  për diplomacinë ekonomike.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, përfshi dhe asaj të pajisjes së shqiptarëve nga Kosova me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Meta tha se Shqipëria duhet të vijojë të përpiqet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave.

Presidenti kërkoi të promovohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pasi sipas tij tani janë rrethanat e favorshme.

“Besoj tek eksperienca juaj, do të jeni shembull bashkëpunimi”, iu drejtua Meta ambasadorëve.