15:05 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë në Kosovë, vjen modeli i ri Audi A6 [Foto]

Bëhet fjalë për modelin më të ri të Audi A6 2019 e cila vjen për herë të parë në Kosovë. 

Audi A6 e re ka ngjashmëri të dizajnit nga modeli më i madh A8, me një teknologji hibride që është standarde në tërë gamën.

A6 pason modelet më të mëdha, A8 dhe A7, duke qenë modeli i tretë Audi që është nënshkruar në tërësi nga shefi i dizajnit Marc Lichte, i cili iu bashkua kompanisë në vitin 2014.

Vetura në fjalë është më e reja e cila ka ardhur për herë të parë dhe poashtu e njëjta është e vetmja në Kosovë që ndodhet aktualisht në njërin prej auto-salloneve në Prishtinë.

Më poshtë shikoni disa fotografi:

Temat: