17:06 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjen çmimi i parë i Diego Costas (Foto)

U rikthye në fushën e blertë pas gjashtë muajve, Diego Costa menjëherë u stolis me një çmim.

Ish-sulmuesi i Chelseat është zgjedhur futbollisti më i mirë i Atleticos për muajin janar, transmeton IndeksOnline.

Costa gjatë janarit zhvilloi 6 ndeshje, shënoi 3 gola dhe bëri 2 asistime. Poashtu, sulmuesi spanjoll mori edhe një karton të kuq.

“Me të vërtetë doja të luaja përsëri për këtë fanellë. Ky çmim më bën shumë të ngazëllyer”, ka thënë Costa.

Diegon nga Chelsea e largoi trajneri italian, Anotnio Conte – pasi ky i fundit ia dërgoi një mesazh “Diego, faleminderit por për sezonin e ri, nuk bën pjesë në planet e mia”./IndeksOnline/

Temat: