75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 16 Prill 2026 / AR

Vjen lajmi i madh nga Adele

Adele thuhet se është rikthyer në studion e incizimit, pesë vjet pas publikimit të albumit të saj fitues të çmimeve “30”. 

Pasi përfundoi rezidencën e saj në Las Vegas në nëntor 2024, këngëtarja 37-vjeçare është larguar nga vëmendja e publikut, transmeton Indeksonline.

Tani, burime të brendshme kanë folur se si lëvizja e re në karrierën e Adeles do të përkojë me muzikën e re. 

Këngëtarja pritet të debutojë si aktore në filmin e stilistit të modës Tom Ford, “Cry To Heaven”, përkrah Aaron Taylor-Johnson dhe Nicholas Hoult.

Dhe për të shoqëruar filmin hollivudian, Adele thuhet se do të regjistrojë një këngë të re. 

Një burim i tha The Sun: “Filmi është i zhytur në botën e operës, kështu që natyrisht, ata donin që të përfshihej këngëtarja më e famshme në botë”./Indeksonline/

Adele thuhet se është rikthyer në studion e regjistrimit, pesë vjet pas publikimit të albumit të saj fitues të çmimeve “30”.