14:48 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjen një tjetër lajm i keq për Tahirin

Saimir Tahiri është në qendër të akuzave nga opozita për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, arsyetim me të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe heqjen e imunitetit të tij disa muaj më parë.

Në këtë proces, ai është zhveshur nga të gjitha detyrat në qeveri fillimisht dhe më pas në parti, ndërsa sëfundmi është përjashtuar edhe nga Komisioni Parlamentar për Asociim Stabilizimin, i cili pritet të mblidhet në Tiranë gjatë javës së ardhshme.

Në fjalën e tij sot në Kuvend, kreu i këtij komisioni, Genc Pollo tha se prania e Tahirit aty do të kompromentonte reputacionin e komisionit dhe Shqipërisë. /albeu.com/

Temat: