15:05 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani bashkë me kolegët e partisë e vizitojnë në shtëpi Isa Mustafën (Foto)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka kohë që nuk është parë shumë aktiv në skenën politike.

Kjo për shkaqe shëndetësore, ku edhe u trajtua në Gjermani.

E sot, kolegët e partisë i kanë  bërë ‘befasi’, duke shkuar për vizitë në shtëpinë e tij.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka shpërndarë fotografinë në facebook ku shihet në vizitë tek Mustafa bashkë me Arban Abrashin, Armend Zemajn,, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri e tjera figura politike nga kjo parti.

Ajo çka dallohet në këtë fotografi është prania e deputetës Vjosa Osmani e cila ka kohë të gjatë që nuk e ka vizituar Isa Mustafën.

Bashkë me fotografinë ai ka shkruar “Kurrë më mirë.  Bashkë dhe të vendosur!#LDK”./Indeksonline/