16:12 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani tregon pse nuk votoi për projektligjin e demarkacionit

Komisioni për Punë të Jashtme ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar për projektligjin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kryesuesja e komisionit, Vjosa Osmani e cila abstenoi në votimin për dërgim të demarkacionit në Kuvend, ka treguar pse ka bërë një gjë të tillë.

Ajo në një prononcim për Indeksonline ka thënë se duhet bërë disa sqarime para se projektligji të dërgohet në Kuvend.

“Grupi parlamentar i LDK-së ka qëndrim unik. Sot në komision nuk kemi marrë pjesë në votim për shkak se ka nevojë për disa sqarime procedurale. Por në seancë i gjithë grupi ynë parlamentar, do të jetë unik”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku sot abstenuan në votim për dërgimin e projektligjit të demarkacionit në Kuvend. /Indeksonline/