75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bayern gabon sërish, Dortmund duket serioz këtë vit për titull

Sulmuesi belg Dodi Lukebakio do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve të Bayernit të Mynihut,të cilët panë të ndëshkoheshin plot 3 herë nga ai në “Allianz Arena” dhe të dilnin me vetëm një pikë nga sfida përballë Fortuna Dusseldorfit.

Pritej të ishte një sfidë e lehtë për skuadrën e Kovaç, që gjeti shumë shpejt avantazhin e dyfishtë, me golat e Sule dhe Thomas Muller, por sulmuesi Lukebakio rihapi takimin pak para fundit të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Muller që shënoi për Bayernin, por sulmuesi belg nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, pasi shënoi edhe dy herë në portën e Neuer dhe vulosi rezultatin 3-3.

Me këtë barazim, Bayerni humbet akoma më shumë terren ndaj Borussias Së Drotmundit që kryeson renditjen dhe që për më tepër sot regjistroi një fitore 1-2 në transfertën ndaj Mainzit.

Paco Alcacer dhe Lucas Piszczek shënuan për verdhezinjtë e Favre, që tashmë kryesojnë renditjen me 31 pikë, 7 më shumë se Eintracht Frankfurt dhe Borussia Munchengladbach, që e ndjekin.

Në sfidat e tjera, Hertha e Berlinit u nda në barazim 3-3 me Hoffenhaimin, Eintracht F. fitoi 1-3 në transfertën ndaj Augsburgut, ndërsa Wolfsburgu mposhti me rezultatin 1-0 Leipzigun.

Temat: