20:52 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vlora Çitaku krahë për krahë me këtë person! E quan hero të Pavarësisë së Kosovës (Foto)

Me rastin e festës së 10 vjetorit të Pavarësisë Kosovës, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është takuar në DC me Josh Black, një nga kontribuuesit e Pavarësisë Kosovës.

Ajo këtë moment e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Teksa shihet krahë për krahë me Josh. Ndërsa atij i ka shkruar edhe disa fjalë miradie, teksa e ka falënderuar atë.

“Me Josh Black mbrëmjen e kaluar në DC, duke festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Josh është hero i padëgjuar i Pavarëisë sonë. Ai ka luajtur rol kyç dhe kur historia të shkruhet emri i tij do të jetë aty. Kosovarët do të mësojnë për të në librat e historisë.
Josh Jam e lumtur që jam shoqja jote”/Indeksonline/