15:07 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Volejbollistja kosovare regjistron rekord, pritet të hyjë në Librin e Ginisit

Në ndeshjen e volejbollit ndërmjet M-Technologie dhe Prishtinës ka ndodhur diçka e veçantë.

“Po të kishte prova filmike, kapitenia e Klubit të Volejbollit M-Technologie, Drenusha Asllanaj do të hynte pa fije dyshimi në Librin e rekordeve të Ginisit”.

”Dëshmitarët vërtetojnë se kapitenia e skuadrës nga kryeqyteti në setin e katërt kundër Prishtinës, plot 19 herë kreu shërbimin dhe po kaq herë fitoi pikë të drejtpërdrejta”.

”Kur kësaj t’i shtohen edhe 2 pikë të fituara përmes ngecjes, këtë set, që u mbyll me rezultat 25:3, pothuajse e fitoi vet …”, ka shkruar trajneri Xhavit Kajtazi në profilin e tij në Facebook.

Temat: