Volkswagen investon 44 miliardë euro në makinat e së ardhmes
Gjiganti gjerman i automobilave ”Volkswagen” njoftoi sot se do të investojë deri në 44 miliardë euro deri në fund të vitit 2023 në makinat elektrike dhe autonome, si dhe në shërbimet lëvizëse dhe digjitale.
”Kompania ”Volkswagen” ka vendosur si objektiv në strategjinë e saj për përshpejtimin e ritmit të investimeve. Ne do të përqendrojmë investimet tona në fushat e së ardhmes “, pohoi drejtori i përgjithshëm, Herbert Diess pas një takimi të Bordit Mbikëqyrës.
VW, i cili tre vitet e fundit ka qenë i përfshirë në skandalin e trukimit të pajisjeve të emetimit të gazrave tek automjetet dizel, po rrit në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet në fushën e teknologjive që konsiderohen të pastra.