09:19 / E Martë, 04 Prill 2023 / B O

Volkswagen njofton se ky model do të jetë i fundit me naftë e benzinë

Volkswagen dëshiron të jetë një prodhues 100% elektrik në tregun evropian deri në vitin 2033 .

Për këtë arsye, firma gjermane ka vendosur tashmë një datë skadence për disa nga modelet e saj më ikonike termike, duke përfshirë Polo dhe Golf, gjeneratat aktuale të të cilëve do të jenë të fundit që do të kenë motorë me djegie të brendshme.

Thomas Schäfer , CEO i markës, ka njoftuar se modeli T-Roc do të jetë makina e fundit në gamë me motorë benzinë ​​dhe naftë.

Volkswagen planifikon të braktisë sistemin aktual të nomenklaturës alfanumerik për të emërtuar makinat e tij elektrike, duke përqafuar një sistem të përzier që kombinon inicialet ID me emra klasikë./Indeksonline/