17:06 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Ish shefi i Volkswagen rrezikon 10 vite burg

Ish –shefi i ekzekutiv i markës së njohur të veturave, Volkswagen, Martin Winterkorn është akuzuar nga shteti gjerman për përfshirjen e tij në skandalin e naftës.

Prokurori publik në Braunschweig e ka akuzuar Winterkonin dhe katër menaxher tjerë për mashtrim.

VW nuk ka pranuar të komentoj rreth këtyre akuzave.

Winterkorn për momentin është duke u përballuar me akuza kriminale në ShBA por atje nuk mund të paraqitet në gjyq pasi që Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj.

71 vjeçari kishte dhënë dorëheqje në vitin 2015 kur kishte shpërthyer skandali.

Sa ishte në kyre të VW, Winterkorn nuk i kishte paralajmëruar pronarët e veturave rreth testeve të emetimit të naftës.

Deri më tani, ky skandal i ka kushtuar shumë markës së njohur të veturave. Që nga viti 2015-të, kompania ka humbur rreth 28 miliardë euro.

Nëse Winterkorn shpallet fajtor atëherë do të dënohet me 10 vite burg./Indeksonline/