14:48 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Volkswagen shet makinat e riparuara dizel deri në 25 % zbritje

Gjatë dy viteve të fundit fjala ‘dizel’ ka qenë një fjalë mjaft e përfolur negativisht brenda industrisë së automobilave, e vecanërisht në Amerikë. E gjith kjo pas skandalit ‘Dieselgate’ .

Por, VW si pjesë e zgjidhjës së saj me qeverinë amerikane dhe ato jashtë saj, ranë dakord t’i riblejnë dhe t’i rregullojnë makinat e konsumatorëve të cilat ishin të prekura me motorë dizel.

Ka marrur kohë, por këta motorë tani janë riparuar dhe VW është në ankth për t’i hedhur përsëri në treg. Tani raportohet se ka zbritje për të mëdha për motorët e riparuar 3.0 litërsh të miratuar nga qeveria, shkruan Indeksonline

Tani konsumatorët mund të marrin një VW apo Audi të përdorur në një lirim deri në 13,00 dollarë. VW ofron 25 % zbritje në makina V6 me 3.0 litra në modelet 2014, 20 % zbritje në modelet 2015, dhe 15 % zbritje në modelet 2016.

Për të llogaritur zbritjen, VW thjesht shkoi me MSRP origjinale, duke përjashtuar ngarkesën e destinacionit. Kështu për shembull, mund të blini një VW Touareg TDI Sport 2015 nga 51,610 $ për 38,708 $ . Apo një Audi Q7 2015 për 53,400 $ . /IndeksOnline/