15:00 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Volvo Trucks prezanton konceptin e kamionit autonom elektrik “Vera”

Prodhuesi i shquar Suedez i automobilave Volvo dhe prodhuesi i dytë më i madh në botë i kamionëve prezantoi sot konceptin e një kamioni elektrik me sistem vetëdrejtimi.

Volvo tha se kamioni i cili nuk ka një kabinë shoferi, është ende në zhvillim dhe nuk dha detaje kur do të jetë komercialisht i disponueshëm.

Kamioni që Volvo e quan Vera mund të tërheqë deri në 32 ton.

“Vera do të thotë besim dhe ne kemi besim tek e ardhmja” tha shefi i divizioni për sistemet e automatizuara pranë Volvo.

Ai tha se teknologjia autonome do të rrisë nevojën për shoferë të aftë dhe të ulë atë për njerëz që thjeshtë përsërisin detyra.

Por Volvo nuk është kompania e vetme që po investon në këtë drejtim. Pioneri i makinave elektrike Tesla gjithashtu planifikon prodhimin e një modeli elektrik në 2019-ën.

Në këtë sektor rivalët më të mëdhenj të Volvo janë gjigandët Gjermanë të Daimler dhe Volkswagen.