14:33 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vozitja e gjatë ulë inteligjencën tuaj

Në ditët e sotme gati çdo njëri vozitë një veturë. Por dikujt i bie të vozisë më tepër për shkak të punës, apo edhe për shkak se jeton në një qytet që ka shumë trafik.

Në këtë mënyrë, shumë njerëz kalojnë me orë të tëra gjatë ditës në veturë duke vozitur.

Kjo gjë është e dëmshme për shëndetin e njeriut, posaçërisht për inteligjencën tonë.

Kështu ka zbuluar një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leicesterit.

Sipas tyre, ngasja për një kohë të gjatë mund të zvogëlojë inteligjencën tuaj dhe të dobësojë fuqinë e trurit.

Studimi është bazuar në 5 vjet dhe ka përfshirë 500 mijë njerëz prej moshës 37 deri në 73 vjeç.

Rezultatet treguan se njerëzit që udhëtojnë për 2-3 orë në ditë kanë tendencë të kenë fuqi më të ulët të turit në krahasim me ata që rrallëherë ose nuk vozisin fare./Indeksonline/