Vrapimi i njëjtë i Haradinajt me atë të Obamës (Foto)
Vrapimi i kryeministrit Ramush Haradinaj u përfol në media dhe u komentua gjatë në rrjete sociale.
Dikush nuk ia zuri për të madhe këtë gjest, e dikush e pa si veprim të pamatur.
Por, duket se Haradinaj nuk është lideri i vetëm që e ka bërë një gjest të tillë. Para tij, ishte ish-presidenti amerikan Barack Obama ai që kishte vrapuar me ekipin e tij për të arritur me kohë diku, shkruan Indeksonline. Ai kështu kishte vepruar për ta kapur aeroplanin, ndonëse e dinte se ishte president dhe aeroplani nuk do të nisej pa të.
Duhet theksuar se vrapimi i Haradinajt ndodhi meqë kryeministri nuk donte t`i linte ambasadorët e huaj ta prisnin atë në takim./Indeksonline/