13:33 / E Hënë, 05 Prill 2021 / C E

Vrasja e frikshme në Shkodër, Range Rover bëhet “shoshë” nga 120 plumba

Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës u ekzekutua Bardhok Pllanaj i njohur si “Kumbari i Shkodrës”.

Në drejtim të makinës së tij “Range Rover” janë zbrazur rreth 120 plumba kallashnikovi.

Mësohet se në morgun e Shkodrës, mjekët e ekspertizës kanë gjetur 30 plumba në trupin e tij derisa pjesa tjetër e bëri “shoshë” makinën me të cilën po udhëtonte.

Në ekzekutimin e Kumbarit dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona që kanë udhëtuar me një Pasat me targa të Italisë të cilit më pas i kanë vënë flakën.

Brenda veturës është gjetur një Kllashnikov që dyshohet se është përdorur në pritë.

Dy plumba që e lanë të vdekur në vend Pllanajn e kanë prekur në kokë dhe në zemër. /IndeksOnline/