16:32 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vrasja e Ivanoviqit temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Vrasja e liderit të serbëve në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, është bërë temë diskutimi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Përgëzoj për hetim të menjëhershëm autoritet hetuese të Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesit e  Bashkësisë Ndërkombëtare të cilët kanë qenë bashkë në këtë. I kam nxitur që të punojnë së bashku që kryesit e këtij krimi brutal të vihen para drejtësisë dhe Prishtina e Beogradi kanë reaguar në këtë ngjarje në mënyrë përgjegjësive dhe të shpejtë. Policia e Kosovës dhe Prishtina e Beogradi janë duke provuar që t’i dalin ballë këtij procesi”, ka thënë diplomati afgan, Zahir Tanin, i cili ka shërbyer si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është shtuar se vizita e presidentit serb në Kosovë, Aleksandar Vuçiq është vlerësuar si hap i mirë.

“Theksoj edhe rolin e zyrtarëve të Prishtinës në lidhje me këtë vizitë. Ata kanë bërë të qartë se po bëjnë çdo gjë që është e mundur për t’i gjetur kryesit e këtij krimi për t’i gjetur kryesit e vrasjes. Mos identifikimi i kryesve nuk do të jetë vetëm moszbatim i tmerrshëm i drejtësisë por edhe do të zvogëlojë besimin në të gjitha palët”, ka përfunduar ai./Indeksonline/