11:42 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vrasja në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt është deklaruar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Rrustem Statovci’.

Viktima në këtë rast 83 vjeçarja, M.Ç, shtetase e Kosovës, raporton Indeksonline.

“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj .Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksua se pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar  lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar.

“Për detaje tjera do të informoheni më vonë”, u shtua tutje./Indeksonline/