09:29 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / k.v

Vrasja në Kaçanik/ Policia ende në kërkim të autorëve të krimit

H.Q dhe L.T., janë dy të dyshuarit për vrasjen e Hasan Berishës dhe plagosjen e vëllait të tij, Kastriotit.

Burimet e IndeksOnline të afërta me hetuesit e rastit kanë thënë se të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në Kaçanik janë identifikuar dhe janë në kërkim të policisë.

Motivet e krimit të djeshëm ndërlidhen me një rast të mëhershëm ku ishin të përfshirë tashmë viktimat dhe të dyshuarit.

Policia e Kosovës ndodhej mbrëmë deri vonë në vendin e ngjarjes së bashku prokurorin e rastin ku kanë marrë çdo detaj që ndërlidhet me këtë krim i cili ka tronditur Kaçanikun me rrethinë.

IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi për këtë ngjarje të rëndë ndërsa lexuesit kanë dërguar edhe pamje të shumta nga vendi ku mbeti i vdekur Hasani rreth të 40-tave dhe u plagos rëndë Kastrioti i cili iu nënshtrua një operacioni në QKUK./IndeksOnline/