14:50 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Vrasja në Malishevë, Hashim Thaçi shkon në të pamën e familjes Maloku (Video)

Presidenti i Kosovës, Hasim Thaci, ka shkuar sot në Malishevë, për të ngushëlluar familjen Maloku, për vrasjen tragjike që ndodhi të premten, ku humbën jetën dy djemtë e kësaj familje.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet Thaçi së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin duke shprehur ngushëllimet për  vdekjen e dy vëllezërve, ku gjithashtu edhe u premtoi familjarëve se do të punohet në maksiumum që dorasit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

Të premten në fshatin Plloqicë të kësaj komune, dy vëllezërit, Shani dhe Bahri Maloku u vranë nga disa hajna të cilët ishin futur në shtëpinë e tyre./Indeksonline/