10:53 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vrasja në Shkodër, autori me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit

35-vjeçari Angjelin Shkami është vrarë nga një i burgosur i cili ishte me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, dhe shkak ka qënë një çështje borxhi mes tyre.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në varrezat e “Stom Golemit” në Pulaj të Shkodrës. Autori i ngjarjes A. K., 27 vjeç, nga fshati Pog i Shkodrës, është shpallur në kërkim.

Ai ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi që autori i dyshuar A. K., i ka patur viktimës A. Sh.

Autori ka pas një komunikim me telefon me viktimën dhe janë takuar tek varrezat e Stom Golemit, ku 27-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Shkamit, i cili ndodhej në automjetin e tij, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po punohet intensivisht për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Temat: