10:31 / E Diele, 09 Gusht 2020

Vrasje e dyshimtë në Prishtinë

Dje rreth orës 14:00 në Prishtinë, është gjetur pa shenja jetë një mashkull kosovar, ndërsa Policia në raportin 24-orësh e ka cilësuar si “Vrasje e dyshimtë”

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.