12:16 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vrasje në tentativë në Viti

Në fshatin Beguce të Vitisë ka ndodhur një tentim vrasje.

Viktima mashkull K-shqiptar ka raportuar se për deri sa ishte në veturë i dyshuari mashkull K-shqiptar me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, njofton Polica e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/