13:25 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Vrasjet në Suharekë, njësitë e hetimeve në vendin e ngjarjes

Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë.

Prokurori i krimeve të rënda, Mehdi Sefa, gjendet në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja. Tha se organet e hetuesisë po merren me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia e ka marrë informatën sot rreth orës 9:00 se një person dyshohet të jetë vrarë. Të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha ekzeminimet e nevojshme për zbardhur rrethansat e vrasjes”, ka thënë Gashi.

Kjo është vrasja e dytë brenda kësaj jave në Kosovë.

Të martën në Marmull të Gjakovës një person është vrarë nga arma e zjarrit. 40 vjeçarit ia morën jetën për shkak të një problemi pronësor.