08:50 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Vriten dy ushtarë ukrainas dhe plagosen 12 të tjerë, gjatë bombardimeve

Dy ushtarë ukrainas janë vrarë nga bombardimet gjatë natës dhe 12 të tjerë janë plagosur, sipas raportit të Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës.

Sipas raportit, janë regjistruar 84 shkelje gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e mbështetura nga Rusia, 64 prej të cilave përdorën armë të cilat janë të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.

Si rezultat i granatimeve, dy ushtarakë ukrainas vdiqën nga plagët  ndërsa 12 ushtarakë u plagosën, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.