18:53 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vriten me bombë 55 njerëz të cilët po përkujtonin ditëlindjen e Profetit Muhamed

Daily Mail ka publikuar momentin e tmerrshëm ku së paku 55 njerëz kanë vdekur pas një sulmi vetvrasës me bombë, në një takim të dijetarëve muslimanë të cilët shënonin ditëlindjen e Profetit.

Një anëtar i audiencës kishte regjistruar takimin në telefon dhe kapi shpërthimin në kamerë në mbledhjen e qindra myslimanëve në një sallë dasmash në Kabul të Afganistanit.

Rreth 94 vetë u plagosën në sulm, me më shumë se 20 të plagosur në mënyrë të rëndë.. Numri i të vdekurve pritet të rritet.

Ai besohet se ka hyrë me lehtësi në sallë, pasi organizatorët e ngjarjes nuk kishin kërkuar sigurinë nga policia.

Basir Mujahid, zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit, tha: “Për fat të keq, viktimat e sulmit janë të gjithë dijetarët fetarë që u mblodhën për të përkujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed”. /IndeksOnline/

Temat: