14:25 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Besojmë në arritjen e një kompromisi të shpejtë mbi Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel përderisa po zhvillon vizitën e tij në Gjermani.

Vuçiq gjatë një konferencë për media ka thënë se është duke pritur me padurim ndikimin politik të Gjermanisë. Ai gjithashtu ka përkujtuar rolin e kancelares gjermane në vitin 2015, kur Kroacia impononte sanksione ndaj Serbisë përballë një krize emigrimi.

Gjithashtu Vuçiq ka deklaruar  se beson në arritjen e një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë për Kosovën.

“Shpresojmë në një kompromis mbi Kosovën”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se presin mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, të cilën ajo e kishte deri më tani./Indeksonline/