21:45 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq bisedë telefonike me Erdoganin

Gjatë një fjalimi në forumin e biznesit në Leposaviç, presidenti serb, Aleksander Vuçiq tha se kishte një telefonatë urgjente nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Zveçan, e cila ishte planifikuar të fillojë në 20:30 u shty për shkak se Vuçiq pati një bisedë telefonike me presidentin turk, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Vuciq gjatë fjalimit në forumin e biznesit tha se Erdogan dëshironte të dëgjohej me të nëpërmjet telefonit.

“Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, tha ai.

Detaje të bisedës nuk dihen./Indeksonline/