09:28 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i reagon Thaçit pasi deklaroi se më mirë do të dialogonte me një dreq se me të!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili tha se më me dëshirë do të dialogonte me një djall se sa me Vuçiqin.

Vuçiq ka thënë se nuk e frikëson asnjë provokimi i tillë.

Vuçiq ka thënë se pozita e vështirë e Serbisë është asisoj që duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti, transmeton Indeksonline.

“Nuk më pëlqen të flas me Thaçin apo të gjithë, por e bëj sepse kjo është puna ime.Është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe Thaçi dhe Vuçiq pritet që sot të zhvillojnë një takim të përbashkët në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini./Indeksonline/

​Thaçi: Më me dëshirë do të dialogoja me një dreq, sesa me Aleksander Vuçiqin