Vuçiq thotë se Serbia është e rëndësishme teksa flet për ftesën e Merkel për takim
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar ftesën e dërguar nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel për një takim i cili do të zhvillohet mëngjesin e së dielës në Paris.
“Ne kemi marrë një kërkesë nga zyra e kancelares Merlek, se ajo dëshiron një takim bilateral me mua në mëngjesin e të dielës, gjë që flet për rëndësinë e Serbisë.Njerëzit duhet të jenë të krenar dhe të lumtur”, ka thënë Vuçiq.
Sipas raportimeve të mediave serbe, çështja me më rëndësi e diskutimit në takim do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Vuçiq tutje tha se Evropa do të humbiste shumë nga largimi i mundshëm i kancelares Merkel.
“Unë jam shumë i frikësuar për stabilitetin e Ballkanit”, ka shtuar ai.
Vuçiq theksoi se i pëlqen të dëgjojë atë që Merkel mendon se Serbia duhet të jetë më afër Gjermanisë./Indeksonline/