13:17 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq ironizon me pretendimet e Pacollit

Kosova nuk kishte ndonjë shans për t’u pranuar në UNESCO dhe Interpol, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai njëherit ka shtuar se do të  luftojnë për ruajtjen e kishave, manastireve dhe trashëgimisë kulturore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit serb deklaroi se  “natyrisht se kujdesi i tij ishte më i saktë se pretendimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli”, i cili tha se Kosova i kishte votat e garantuara, transmeton Klan Kosova.