19:40 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq kërkon mbështetjen gjermane për kompromis rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se vizita e tij në Berlin ka për qëllim që të dëgjojë kancelaren gjermane, Angela Merkel për disa çështje.

Vuçiq tha se duhet ta dimë se çka mendon Merkel për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajon, por gjithsesi edhe të kërkojë mbështetjen për kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë dua të shoh se si Merkel po e shqyrton këtë. Do të dëgjoj më shumë, por natyrisht do të shprehu interesat e Serbisë”, tha ai në një konferencë shtypi pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker./Indeksonline/