20:22 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Këto janë tri qëllimet kryesore në raport me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i ka përmendur tri qëllime që sipas tij janë kryesoret në raport me Kosovën. Në një intervistë për RTS, Vuçiq tha se nëse gjejnë gjuhë të përbashkët, nga këto qëllime do të përfitojnë më shumë serbët.

“Kemi tri qëllime kryesore për të arritur nga bisedimet me Kosovën. Qëllimi i parë është që të sigurojmë të ardhmën për fëmijët tanë. Si objekiv tjetër e kemi ruajtjen e interesave shtetërore, mbrojtjen e pronës dhe të gjitha interesat e tjera të Serbisë, e cila është pjesa më e vështirë. Qëllimi i tretë është të ruajm të drejtat e popullit serb në Kosovë” ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Presidenti i Serbisa tha poashtu se përkufizimi i shtetit përbëhet nga tre elementë, territori, popullsia, ushtria e policia.

Nga këto elemente, Vuçiq tha se në Kosova kanë vetëm popullsinë e asgjë më shumë./Indeksonline/