12:28 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq para takimit me kancelaren Merkel: Po më dhemb koka

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pritur me nderime ushtarake me të mbërritur në Berlin. Ai ka folur për raportet e tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Mediet serbe kanë rikujtuar se takimi i sotëm mes tyre është i njëmbëdhjeti me radhë.

Vuçiq ka thënë se fakti që është pritur me nderime të tilla flet se çfarë respekti ka Merkel ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se takimet me kancelaren nuk janë të lehta. Ndërkohë që ka theksuar se po i dhemb koka duke u përgatitur për këtë takim.

“Mendoj se nuk ka ndonjë lider, jo vetëm nga këto anë, por edhe jashtë rajonit, që ka biseduar ose janë takuar me kancelaren. Esenca është se duhet të përgatiteni për biseda të tilla. Po më dhemb koka, dy net duhet të përgatitem për një takim të tillë që mos ta turpëroj Serbinë. Temat do të jenë rruga e Serbisë drejt BE-së, Kosova dhe Metohija, duhet patjetër këtë ta bisedojë me Merkelin” ka thënë Vuçiq.