15:02 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Për problemin me Kosovën, kemi vetëm këto dy zgjidhje para vetës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia kishte dy opsione kur ishte fjala për zgjidhjen e problemit të Kosovës duke theksuar se një propozim më realist për zgjidhjen e konflikti të ngrirë me Kosovën do të duhej të gjendej.

“Numri më i madh i pjesëmarrësve në dialogun e brendshëm për Kosovën kanë avokuar për ruajtjen e status quo-së dhe ruajtjen e konfliktit të ngrirë dhe duke aluduar në për disa mundësi më të mira”, tha Vuçiq në tryezën e rrumbullakët në kuadër të dialogut të brendshëm në Kosovë.

Ai tha se ai është kundërshtari i një zgjidhjeje të tillë dhe se Serbia nuk do të marrë asgjë në rrjedhën e kohës, por do të jetë në një pozicion më të mirë dialogues.

Vuçiq tha se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës do të rifillonin, por nuk dihet se në çfarë formati.

“Kur Prishtina do të përmbush gjithçka që kemi nënshkruar atëherë do të jemi gati të vazhdojmë bisedimet,” tha Vuçiq. /Indeksonline/