16:19 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Presim rezultate të shpejta nga hetimi për vrasjen e Ivanoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dëshiron që hetimi për vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanovniq të shkojë  më shpejtë dhe të marrin rezultate sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne tashmë kemi një pasqyrim, por nuk po them asgjë zyrtare të presim. Por shpresoj dhe shpreh shpresën time që vrasësit do të kapen”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu ai ka shtuar se Beogradi dëshiron që vrasësi ose vrasësit të kapen, qofshin serb apo shqiptar apo të huaj.

“Ne do të bashkëpunojmë me Prishtinën rreth kësaj çështje në çdo mënyrë të mundshme”, ka shtuar tutje Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ndryshe duhet përkujtuar që Ivanoviq është më 16 janar para zyrës së tij në Mitrovicë, me gjashtë plumba të shkrepur nga një armë./Indeksonline/