08:53 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Vuçiq takim deri në mesnatë me këshilltarët e Merkelit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg, këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi u mbyll rreth mesnatës, raporton Blic-i serb, duke shtuar se pas bisedimeve pothuajse dy orëshe nuk pati njoftime zyrtare apo deklarata.

Dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel të hënën në Prishtinë u takuan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ndryshe, javë më parë në Kosovë për vizitë ishin edhe një ekip nga Amerika.