12:56 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq tregon kur do të vazhdojë dialogu në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se bllokimi i tanishëm i dialogut mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina të heqë taksat mbi mallrat serbe.

Sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të sotëm me ambasadorin e Britanisë së Madhe Denis Keefe, Vuçiq tha se Serbia gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërsa, diplomati britanik  theksoi se vendi i tij dëshiron të ketë një rol pozitiv në rajon dhe në të ardhmen e tij evropiane, si dhe për arritjen e stabilitetit dhe progresit në Ballkanin Perëndimor nëpërmes mbështetjes për procesin e Berlinit.