20:38 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq tregon temat që u diskutuan me senatorin amerikan për Kosovën!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq  ka thënë se senatori amerikan, Ron Johnson, ka kërkuar stabizilim të rajonit dhe se do të kërkojë nga shqiptarët në Kosovë të jenë të gatshëm për zgjidhje reale, që do të thotë kompromis, transmeton Indeksonline.

Bashkëbisedimi me senatorin amerikan ishte kuptimplotë, gjithëpërfshirëse dhe e ndershme, ka thënë presidenti serb, duke shtuar se ata diskutuan katër tema: marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian./Indeksonline/